Maqedoni

Llopatë përkujtohen dëshmorët e kombit

28.05.2016 16:56

Në fshatin Llopatë të Kumanovës, në një akademi përkujtimore, u përkujtuan dëshmorët e kombit, Arif Ibraimi, Arsim Bajrami dhe Mexhid Amidi, të cilët humbën jetën gjatë konfliktit të vitit 2001...

Në Akademi morrën pjesë, anëtarë të familjeve të dëshmorëve, invalid të luftës, përfaqësues të lartë qeveritarë dhe mysafirë të tjerë.
 
Akademinë e shpalli të hapur bashkëluftëtari i dëshmorëve Shukri Bekiri, kurse më pas fjalë rasti mbajtën Nazmi Beqiri, Sadulla Duraku , Fatmir Limani, Berat Hajdari si dhe familjarë të dëshmorëve.
 
Paraprakisht në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan dhe Hotël, u bënë homazhe dëshmorëve të kombit të rënë në altarin e lirisë gjatë vitit 2001.
 
NEXHAT AQIFI