Maqedoni
Sarajevë takimi i liderëve nga "Procesit Bërdo-Brioni”
28.05.2016 17:13
Në Sarajevë po mbahet takimi I liderëve të "Procesit Bërdo¬Brioni" dhe i Nismës rajonale të biznesit "Samiti 100"...

Në të po marrin pjesë edhe presidenti I Maqedonisë Ivanov, ai i Shqipërisë Bujar Nishani, i Kosovës Hashim Thaçi si dhe presidentët e e Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Serbisë dhe anëtarët e Presidencave të Bosnjë e Hercegovinës.
Në "Samitin e 100¬të" të sivjetëm, të titulluar "Marrëveshje e re për kohë të re", marrin pjesë edhe liderët e biznesit dhe sipërmarrës të shquar dhe ekonomistë nga Evropa Juglindore.
Tema kryesore të diskutimit ëhstë furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, modeli i ekonomisë qarkulluese, brendimi i rajonit, transporti dhe infrastruktura, krijimi i fuqisë së punës të së ardhmes dhe klaster i industrisë automobilistike.
Në takimin e liderëve të "Procesit Bërdo¬Brioni", në Sarajevë presidentët do të bisedojnë për gjendjet aktuale në rajon, eurointegrimet dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për përparimin e bashkëpunimit rajonal.
