Futboll
Miqësorja ndaj Katarit, një test i rëndësishëm
28.05.2016 17:24
Numri një i stolit kuqezi duhet të kristalizojë idetë për menyrën e lojës dhe mbi të gjitha të mendojë se kush do të jetë ekipi që do të udhëtojë drejt Francës...

Miqësorja me Katarin do të përcaktojë përfundimisht dhe 23 lojtarët që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.
Gjithashtu De Biasi duhet të vendosë për modulin e lojës dhe mbi të gjitha për formacionin titullar, edhe pse italiani ka treguar që nuk ka të padiskutueshëm në skuadër.
Nëse dilemat për portën dhe mbrojtjen nuk ekzistojnë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushën dhe sulmin.
Pikërisht ndaj Katarit është rasti për të kthjelluar idetë, edhe pse kundërshtari është një emër i lehtë në letër.
Në qendër të vëmendjes në këtë duel do të jetë reparti i sulmit, i cili gjatë eleminatoreve nuk ka qënë në lartësinë e duhur.
Pavarësisht se futbollistët si Sadiku, Cikalleshi apo Gashi po kalojnë një moment të mirë në skuadrat e tyre, në kombëtare kanë ende për të dhuruar.
Duke nisur nga Katari. Në Austri, në Hartberg, miqësorja ndaj aziatikëve është po aq e rëndësishme sa dhe vetë europiani.
