Basketboll
Cleveland mposht Toronton dhe “fluturon” në finale
28.05.2016 17:41
Vendi i të mëdhenjve është në finale, për të luajtur për unazat, dhe Lebron James është një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave...
Me një paraqitje dominuese, 33 pikë, 11 topa të rikuperuar nën tabelë dhe 6 asiste. Mbreti James me shokë ndëshkoi 113-87 Toronton në ndeshjen e 6 të Serisë duke udhëhequr sërish Cleveland në finalen e madhe për titullin.
Për 31-vjecarin nga Akron kjo do të jetë hera e 6-të rradhazi, e 7 në gjithë karrierën që shkon në finale.
Në ndeshjen e fundit kundër Raptors ju kujtoi të gjithëve se pse ndihet më i forti i planetit, i pamarkueshëm, lider , i palodhur për të shkatërruar shpresat e Torontos.
Ndryshe nga një vit më parë, Mbreti James nuk është vetëm pasi Irving shënoi 30 pikë dhe 9 asiste në triumfin ndaj Torontos, Love shtoi 20 pikë, 12 topa të rikuperuar dhe shumë grintë.
Është e 6-ta herë në këtë Playoff që tre të mëdhenjtë e Cavaliers shënojnë nga të paktën 20 pikë në të njëjtën ndeshje, kushdo që do t’ju dalë përpara në finale është i paralajmëruar.