Maqedoni

Korridori 10 ndriçim të ri në tunelet e autostradës

28.05.2016 17:49

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski, së bashku me drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore Aleksandar Stojanov...

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski, së bashku me drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore Aleksandar Stojanov kontrolluajn sot punën për ndriçimin e tunelit nga Velesi drejt Kumanovës, në suaza të projektit për ndriçimin e tuneleve dhe kryqëzimeve në autostradën e Korridorit 10. 
 
Paraprakisht, sic informoi ministri Misajlovski, ishte kryer ndriçimi i plotë i tunelit nga Katllanova drejt Velesit.
 
Ai paralajmëroi se planifikohet në të njëjtën kohë të kryhet edhe ndriçimi i rrugës Veles - Sever, pastaj udhëkryqi Prilep Pletvar dhe udhëkryqi afër Krushevës.
 
Investimi i përgjithshëm për këtë realizim është 17,6 milionë denarë.
 
Këtë muaj ka filluar edhe sanimi dhe vendosja e sinjalizimit në tunelet e rrugëve shtetërore.