Botë

Aksident ajror në Nju Jork, rrëzohet avioni i luftës së dytë botërore

28.05.2016 18:02

Një avion i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në lumin Hudson, mes Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, me pasojë vdekjen e një personi...

Avioni njëvendësh i modelit P-47 Thunderbolt, ra 2 milje në jug të urës Xhorxh Uashington. Zhytësit rekuperuan më vonë trupin, që besohet të jetë i pilotit 56-vjeçar.
 
Shkaku i ngjarjes nuk është konfirmuar, por ekspertët dyshojnë për një defekt në motor.
 
Ai ishte një prej 3 avionëve që po merrnin pjesë në një video promocionale për të shënuar 75-vjetorin e Muzeut Amerikan të Forcave Ajrore.
 
Dy mjetet e tjera fluturuese u rikthyen pa probleme në fushën ajrore të Farmingdale, në lindje të Nju Jorkut, prej nga ku edhe ishin nisur.