Botë
Rrufeja godet fëmijët në park teksa festonin një ditëlindje
28.05.2016 19:04
Fëmijët po festonin një ditëlindje. Të paktën 4 persona, tre fëmijë dhe një i rritur kanë pësuar dëmtime të rënda çka mund t’u rrezikojë jetën, bëri me dije një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve në Paris...

Fëmijët nga 7-14 vjeç u goditën nga rrufeja teksa po zhvilloni një festë rreth orës 3 të pasdites së kësaj të shtune.
Shkëndija plagosi rëndë 6 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Situata mund të ishte më e rëndë nëse një oficer zjarrfikës nuk do të qëllonte në vendin e ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e parë. Oficeri nuk ishte në detyrë në atë kohë./Mia
