Maqedoni
Liqeni treska, Murati: Vitin e ardhshëm e vëmë në përdorim
29.05.2016 12:22
Kompleksi Treska në Saraj për një kohë të gjatë ka qenë nën kompetencë të Komitetit Olimpik dhe më vonë Qytetit të Shkupit, i cili nuk ka ivestuar aspak në të...

Tashmë dy vjet, liqeni i është dhënë nën kompetencë komunës së Sarajit e cila po punon që ti kthejë shkëlqimin e dikurshëm. Komuna e Sarajit ka filluar gjitha procedurat formalo juridike që ky kapacitet të vihet në funskion . Është themeluar edhe ndërmarja që do të menaxhojë me liqenin dhe pritet që këtyre diteve të bëhet dhe pranim-dorzimi formal nga ana e qytetit te Shkupit deri te komuna e Sarajit dhe përfundimisht komuna Sarajit të mer mirëmbajtejen e liqenit Treska. Interesimi I investitoreve eshte shume I madh thonë nga kjo komunë.
“Ka shum investitor që janë të interesuar të investojnë tek liqeni Treska . Unë jam shumë I sigurt që vitin e ardhshëm banorët jo vetëm të komunës sarajit, të Shkupit por dhe më gjërë, do të kenë mudësi që ti shijojnë të gjitha beneficionet të gjitha atrakcionet e liqenit Treska. Shpresojme dhe punojmë intesivisht që ky kapacitet, ky objekt rekeativo- sportiv I cili ka qenë krenaria jo vetëm e banorëve të Sarajit por dhe I gjith Shkupit , të kthehet në funskion dhe qytetarët të shfrytëzojnë sa më shpejt”, tha Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit.
Banorët e kamp shtëpizave reth liqenit, vijnë këtu vetëm për ajrin e pastër. Lajmi për vënien e shpejtë në punë të këtij kompleksi, padyshim që I ka gëzuar edhe ata , pasi për vite të tëra, ata rrijnë pranë liqenit pa guxuar të lahen në të.
“Këtë e kemi prit si gjithmonë , ka qenë ëndrra jonë sit a marrin këtë shqiptarët që ta menaxhoj komuna e sarajit dhe presim që do të jetë më mirë. Investimet , tani thonë se kryetari I komunës janë do investitor turq dhe ishalla vijn ato dhe e ngjallin këtë vendin këtu”...
“Ka potencial për gjithcka ka bazë dicka që më herët ka vepru dhe ka shërbyer per qytetaret. ka një natyr që kombinohet me një cështje artificial, do të thotë me liqenin që janë në shërbim të qytetarëve dhe shqiptarëve të kësaj pjese. Kush është ai që do të thotë diqka tjetër .Tani sa në realitet është mundësia qytetari ska kompentenc të dijë por do të ket ndonjë investitor privat apo I kombinuar”, thnë qytetarët e anketuar.
Qytetarët presin tashmë me padurim përfundimin e të gjitha procedurave që do ti kthejnë liqenit të Treskës shkëlqimin e dikurshëm kur kompleksi ofronte freskim për mijra qytetarë të kryeqendrës
GAZMEND REXHEPI
