Maqedoni

Mot me diell, me erë të dobët jugore

29.05.2016 12:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe mjaft ngrohtë për këtë periudhë të vitit, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët jugore deri në mesatare...

Në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi të shkurtër dhe bubullima të rralla në pjesët jugperëndimore të vendit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri në 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe mjaft ngrohtë me temperaturë të vogël deri në mesatare dhe me erë të dobët jugore deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe mjaft ngrohtë, por në orët e pasdites nuk është përjashtuar paraqitja e shiut të shkurtër me bubullima të rralla.
 
Nga mesi i javës së ardhshme në orët e pasdites sërish do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura do të jetë në rënie të lehtë.