Botë
Dyndje drejt Italisë me anije të prishura, shpëtohen mbi 2 mijë emigrantë
29.05.2016 12:42
Rreth 800 emigrantë që i mbijetuan mbytjes së anijes me të cilën po përpiqeshin të kalonin Mesdheun, mbërritën në portin sicilian të Katanias...

Anija e rojeve bregdetare italiane, pritet të sjellë bashkë me të shpëtuarit, edhe 45 trupat e të mbyturve gjatë aksidentit. Autoritet paralajmërojnë një rritje të fluksit të emigrantëve që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në Mesdhe.
Rreth 14 mijë vetë u shpëtuan gjatë kësaj jave, pas mbytjes së 3 anijeve, sipas të dhënave të organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Rojës Bregdetare.
Sipas të mbijetuarve dhe dëshmitarëve qindra persona mund të jenë mbytur edhe pse nuk ka ende një shifër zyrtare të viktimave.
Roja Bregdetare tha se moti më i ngrohte dhe ujërat e qeta kishin ndikuar në rritjen e numrit të refugjatëve që niseshin drejt Europës nga Libia.
Emigrantët, shumica e të cilëve nuk dinë të notojnë e as nuk kanë jelekë shpëtimi, paguajnë mijëra dollarë për udhëtimin.
