Maqedoni
Server: Zgjidhje për krizën, janë zgjedhjet
29.05.2016 13:01
Njohësi i mirë i zhvillimeve ballkanike, Daniel Server , thotë se zgjidhja e problemeve politike në Maqedoni janë zgjedhjet...

Server ka theksuar se është me rëndësi që të ketë zgjedhje dhe se duhet besuar në sistemin zgjedhor, ku do të merr pjesë edhe LSDM-a, duke marrë parasysh edhe humbjen e tyre në zgjedhje.
“Të gjitha qeveritë kanë opozitë dhe ndonjëherë opozita është sektori qytetar“, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka njohuri nëse në aferën e përgjimeve janë të përfshira shërbime të huaja, por që një informatë e tillë sipas tij, nuk është në interes të zgjidhjes së krizës.
