Maqedoni
Ivanov: Vendet e rajonit të thellojnë bashkëpunimin
29.05.2016 13:11
Të gjitha vendet në rajon, para se gjithash duhet të kthehen drejt përmirësimit të infrastrukturës, ekonomisë...

Të gjitha vendet në rajon, para se gjithash duhet të kthehen drejt përmirësimit të infrastrukturës, ekonomisë, projekteve energjetike dhe shkurtimit të proceseve burokratike. Kështu ka deklaruar presidenti Ivanov në margjina të nismës rajonale afariste ”Summit 100” që mbahet në Sarajevë
Ai thekson se kriza e migrantëve ishte një mundësi për bashkëpunim me të gjitha vendet e Koridorit dhe se sfidat nuk zgjidhen me burokraci dhe diplomaci, por me menaxhim.
Në panelin diskutues “Marrëveshje e re për kohë të re“, Ivanov u shpreh se bashkëpunimi rajonal në të gjitha sferat është i patjetërsueshëm dhe është në interes të përbashkët, si një parakusht për njërajon më përparimtar, më të sigurt dhe më të suksesshëm që patjetër të integrohet në strukturat euro-atlantike.
Duhet të komunikjmë dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin ka theksuar Ivanov në këtë Samit.
