Maqedoni

Kriza politike, Azemi: BE pret lëvizje të brendëshme, Ramadani: Nëse nuk ka lëvizje priten sanksione

29.05.2016 13:33

Bashkimi Evropian është duke kalkuluar në heshje gjendjen e Maqedonisë dhe njëkohësisht...

Bashkimi Evropian është duke kalkuluar në heshje gjendjen e Maqedonisë dhe njëkohësisht po vëzhgon zhvillimet e fundit politike në vend, pas së cilës do të shpalos një qasje të re ndaj situatës politike. Kështu vlerëson publicist  Emin Azemi, faktin e shtyerjes së diskutimit për Maqedoninë, në takimin e javës së kaluar të Këshillit të Ministrave të BE-së. 
 
“Unë e shoh këtë shtyrje të këtij takimi të KE-së në kontekst të zhvillimeve të brendshme në Maqedoni për asye se siç jemi të njoftuar në Maqedoni po zhvillohen bisedime jashtë syve të publikut, kuptohet me një asistencë ndërkombëtare dhe une mendoj se dalëngadalë sikur po krijohet një koordinim i brendshëm me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që kah fillimi qershorit të dilet me një zgidhje përfundimtare, për arsye se ne kemi tani angazhim shtesë të disa shteteve. Diplomacia e Brukselit do të vijë në një zgjidhje që do të ishte pak a shumë edhe në koordinim me faktorët politik të Maqedonisë”, tha Emin Azemi, Publicist.
 
Sjellja e politikanëve po irriton strukturat e  BE-së, thotë analisti Ismet Ramadani. Megjithatë,  këto ditë do të bëhet edhe një përpjekje  për t’ i vënë në binarë ata të cilët duhet t’a nxjerrin shtetin nga kjo krizë e thellë.
 
“Fitohet përshtypja se BE edhe më tutje po kërkon hapsirë tolerance për Maqedoninë duke pritur mos vallë po ndodh një vetëdijësim te udhëheqsia në Maqedoni se definitivisht duhet të dilet nga kjo krizë politike. Mirëpo kjo nuk do të zgjas edhe shumë sepse ata e dinë se shansa e dhënë nëse nuk shfytëzohen, ata do të përdorin forma dhe mekanizma të cilat fatkeqësisht do të jenë të sanksionura dhe drejtpërsdrejti do të ndihen nga udhëheqit e partive po litike”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
 
Këshilli i Minsitrave të Jashtëm të BE-së në takimin e para disa ditëve nuk diskutoi për gjendjen në Maqedoni edhe pse kishte paralajmëruar se do të gjendet në rend dite, me inciativë të përfaqësuesve gjerman. Ata u arsyetuan se në mungesë të atyre që kanë ngriitur inciativën, diskutimi për Maqedoninë  u  prolongua për me 20 qershor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAU