EGJIPT

Në Egjipt me vdekje dënohen 529 anëtarë të Vëllazërisë myslimane

24.03.2014 14:25

Burime nga një gjykatë në Egjipt kumtuan se janë dënuar me vdekje 529 anëtarë të lëvizjes islamike "Vllazëria myslimane"……

Burime nga një gjykatë në Egjipt kumtuan se janë dënuar me vdekje 529 anëtarë të lëvizjes islamike "Vllazëria myslimane".

Avokati mbrojtës, Ahmad al-Sharif njoftoi se të akuzuarit u shpallën fajtorë për akuza të ndryshme duke përfshirë sulmin ndaj policëve dhe vrasjen e një oficeri të policisë, gjatë demonstratave të dhunshme në gusht.

Ndaj vendimit, palët kanë të drejtë ankese.

Mbrojtësi al-Sharif bëri me dije se 16 përkrahës të partisë Vllazëria myslimane u liruan.

Rasti kundër 545 mbështetësve të Morsi dhe partisë së tij, ishte shtyrë disa herë.

Avokatët mbrojtës thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për paraqitjen e rastit në gjykatë.

Megjithatë, shumë nga tashmë të dënuarit, u gjykuan e dënuan në mungesë.