Maqedoni

Shoqata e invalidëve “Shpresa”: Të konsultohemi për botimin e librave për të verbërit

29.05.2016 14:16

150 titujt e rinj, me format audio, tani e tutje pasurojnë bibliotekën që i përket botës së njerëzve me dëmtime në shikim...

Projekti  I cili parashikon 400 audio libra, tani është plotësuar, dhe literatura  prej 340 librave gjithsej, ngërthen drejtime letrare nga më të ndryshmet, duke filluar nga tregimet, letërsia klasike, librat me poezi, letërsi maqedonase etj.
 
 Literatura do të mund të gjenden në bibliotekën universitare, Lidhjen Kombëtare, dhe në shkollën shtetërore për fëmijë dhe të rinj me dëmtime në shikim. Kjo inicijativë është përshëndetur nga shoqata “Shpresa” si një ndihmesë për personat e verbër, por rekomandojnë që në të ardhmen në projekte të këtij lloji të konsultohen shoqatat e Invalidëve, sepse ato dinë më së miri se çfarë duhet të përkthehet.  
 
“Kishte qenë mirë që ata paraprakisht  të ishin konsultuar  me shoqatat tjera se cfarë do të përkthehet , e kamë fjalen se gjithë kategoritë e njerëzve posaçërisht  kjo kategori e personave  kanë nevojë për arsimim,  është mirë të selektohet përkthimi. Të bëhet përkthimi sipas nevojës  të plan-programit për arsim  fillor të mesëm dhe sipëror . Sepse pikërishtë aty është nevoja themelore edhe këta persona të jenë të barabartë  dhe të marrin arsimin e duhur. Por duhet te kenë parasysh se përkthimet duhet të jenë komfor të plan-programve  arsimore”, tha Sefer Hiseni, kryetar i shoqatës së invalidëve “Shpresa”.
 
Nga shoqata “Shpresa” theksojnë se interesimi për arsimim adekuat i personave  me mangësi në shikim është mjaft madh, sepse ashtu si për të gjithë të tjerët edhe për këtë kategori të veçantë, çelësi I ardhmërisë së sigurtë është pikërisht arsimimi i tyre.
 
REJHANE BUSHI METAJ