Botë
Gjermani, vetëtimë në stadium 35 të lënduar, mes tyre 30 fëmijë
29.05.2016 14:32
Shkarkime të fuqishme elektrike nga qielli, janë vërejtur dje në mbarë Europën duke lënë edhe të lënduar...

Në gjermani një vetëtimë goditi një fushë futbolli në mes të një ndeshjeje fëmijësh duke lënë 35 të lënduar, 3 në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi në shtetin federal të Rhineland-Palatinate. Vetëtima goditi drejtpërdrejtë arbitrin e ndeshjes, që u transportua urgjentisht me helikopter për në spital.
Dy të rritur të tjerë vuajnë gjithashtu nga plagë të rënda. 32 personat e tjerë, ku 30 janë fëmijë të moshës nëntë dhe 11 vjeç dhe dy të rritur, janë palgosur lehtë dhe u transportuan në spital për kontrolle plotësuese.
REXHEP QAMILI
