Maqedoni

Garret: Për barazi është e nevojshme tërheqje 56/56; tërheqja e faljeve, specialja pret listën që të dale me qëndrim

29.05.2016 14:46

Kanë vazhduar reagimet komunitetit ndërkombëtarë ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov i cili gjatë të premtes vendosi të tërheqë faljen për 22 persona...

Pas reagimit të eurokomesarit Johanes Han dhe ambasadës amerikane në Shkup sot ka reaguar edhe Ambasadori britanik në Maqedoni Çarls Geret.  
 
Garret në llogarin e tij në rrejtin social “Tuiter”, në lidhje me vendimin e fundit të presidentit Ivanov, për tërheqjen e faljeve për vetëm 22 figura politike të aboluara më herët prej tij ka nënvizuar se vetëm shfuqizimi i të gjitha vendimeve mund të garantojë barazi përpara ligjit.
 
“Për barazi ndaj ligjit e nevojshme është 56/56", shkruan në profilin e tij ambasadori Garret.
 
Ndërkaq pas shfuqizimit të 22 vendimeve nga presidenti Gjorgje Ivanov Prokuroria  speciale pritet të dalë me qëndrim se si do të veprojë ndaj personave për të cilët Ivanov tërhoqi faljen.
 
 Ata akoma nuk e kanë komentuar vendimin e të premtes të kreut të shtetit.
 
Nga kjo prokurori për media kanë deklaruar se përveç që kanë parë vendimin në gazetën zyrtare presin që të njoftohene veç e veç për të gjitë personat e falur dhe më pas do të bëjnë analizë se si to të ndikojë në punën e tyre.
 
“Titanik”, “Kështjella”, “Tortura” dhe “TNT” janë disa lëndë që ka ngritur Prokuroria speciale. Midis  tyre ndodhen persona për të cilët presidenti Ivanov tërhoqi faljen.
 
NAIM RAMADANI