Maqedoni
“Pranvera poetike e Tetovës”, Ajdini: Asnjë përkrahje nga ministria e kulturës
29.05.2016 15:11
Klubi I Shkrimtarëve “Oaneum“ organizoi në Tetovë manifestimin Pranvera poetike me pjesmarrje të poetëve të njohur dhe adhuruesve të këtij zhanri të letërsisë...

Pranvera poetike në Tetovë, ka filluar që në muajn mars në bashkëpunim me Aleancën Franceze.
Por klubi i shkrimtarëve “Oaneum” ankohet se nuk kanë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës për asnjë nga projektet e tyre dhe të hollat i gjejnë duke këkruar ndihmë nga pushteti lokal apo firma të ndryshme.
“Kemi pritur nga ministria e kulturës , nuk na ka përkrahur ne ata shpirtërisht I kemi shpallur ata persona që na përfaqësojnë botën shqiptare, shpirtin shqiptar, poezinë shqiptare, I kemi shpallur persona Non Grata.Vetëm me kryetaren e Komunës së Tetovës vitin e kaluar kemi bërë një kontratë një marrëveshje për 1000 euro për arsye se, pikërisht nga Ministria e Kulturës, Komuna e Tetovës mer shumë pakë mjete dhe nuk kanë qenë në gjendje që të na ndihmojnë”, tha Ejup Ajdini, kryetar i klubit të shkrimtareve “Oaneum”.
Edhe pse një organizim modest, interesimi nuk mungoi pasi sic thanë organizatorët, Tetova njihet si qytet i poetëve dhe adhuruesve të poezisë
“Tetova është vend I poezisë, në Tetovë ka lindur fryma poetike me Rexhep Voka , Tetova ka një Murat Isak një Abdulazis Islam do të thotë gjithmonë këtu sot e kësaj dite janë disa dhjetëra krijues nuk ndalon këtu është shpirti poetik I Tetovës prandaj edhe ne këtë manifestim e quajtëm Pranvera poetike në Tetovë”, shtoi AJDINI.
Në manifestim u ndanë mirnjohje edhe për poetët në shenjë vlerësimi për punën e tyre.
VISAR SADIKI
