Basketboll

Thompson gjenial, Golden State barazon serinë e finaleve

29.05.2016 16:25

Kampionët e Nba nuk dorëzohen kurrë dhe atëherë kur të gjithë mendonin se gjithcka kishte përfunduar, Golden State Warriors bën të pabesueshmen dhe rikthehet në lojë fuqishëm...

Falë një periode të 4-t fantastike skuadra nga Oakland, përmbysi një disvantazh prej 8 pikësh duke hedhur knock-out me shifrat 108-101 Oklahomën në ndeshjen e 6-t, për ta barazuar në 3-3 serinë e finaleve të Perëndimit mes tyre.  
 
City Thunder i shkuan shumë pranë finales së madhe por në fund u dorëzuan përballë klasit të Klay Thompson që ishte thjeshtë i mrekullueshëm duke realizuar 41 pikë, dhe plot 11 trepikësha një rekord ky për ndeshjet play-off në Nba. 
 
57 pikët e realizuara nga dyshja Durant-Westbrook nuk i mjaftuan skuadrës së trajnerit Billy Donovan. 101-108, në favor të Warriors ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfide me Golden State që tashmë e ka vetë fatin në dorë pasi ndeshja e 7-t dhe ajo që do të përcaktojë skuadrën që do ti bashkohet Cleveland-it në finalen e madhe të këtij sezoni, do të zhvillohet në Oracle Arena të Oakland-it.