NBA

NBA: Brooklyni gjunjëzon Dallasin

24.03.2014 14:31

Edhe pse Monta Ellis zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira të karrierës pasi realizoi plotë 32 pikë kjo nuk i mjaftoi Dallasit për të shmangur humbjen e 29-të në këtë sezon……..

Nuk mund të kishte rikthim më të mirë për Jason Kidd në Dallas. Në ditën që ish basketbollisti i Mavericks festonte 41-vjetorin, skuadra që ai drejton i bëri një dhuratë shumë të bukur pasi Brooklyn Nets mposhti pas kohës shtesë 107-104 Dallas Mavericks, duke siguruar fitoren e 4-tërt radhazi.

Edhe pse Monta Ellis zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira të karrierës pasi realizoi plotë 32 pikë kjo nuk i mjaftoi Dallasit për të shmangur humbjen e 29-të në këtë sezon. Përcaktues për miqtë nga New Yorku në këtë takim ishin Joe Johnson dhe Thornton qe shenuan nga 22 përkatësisht 20 pikë.

Pjesa më interesante e lojës ishte ajo e katërt. Një shenim i Monta Ellis 1 minutë e 43 sekonda para fundit i dha skuadrës së trajnerit Rick Carisle avantazhin 88-83, pasi Brooklyn deri në ato moment vinte nga një rezultat i pjesshëm 11-2 në favor të saj.

Gjithsesi miqtë reaguan dhe 9 sekonda para fundit Joe Johnson i shpëtoi mbulimit të Nowitzki dhe Marion dhe realizoi duke barazuar rezultatin 91-91.

Në sekondat e mbetura Dallas provoi me Ellis, por gjuajtja e këtij të fundit ishte e pasaktë dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në shtesë miqtë nga New-Yorku u treguan më të saktë dhe arritën ta fitonin sfidën me rezultatin 107-104.

Me fitore Brooklyn Nets forcon pozitat e saj në zonën Play Off pasi pozicionohet e pesta në renditjen e konferencës së Lindjes. Më e rënduar është gjendja te Dallasi pasi Mavericks edhe pse renditen të 8-tët në Perëndim rrezikojnë seriozisht të mos marrin pjesë në Play Off.

Në takimet e tjera të mbrëmjes Cleveland Cavaliers triumfuan në udhëtim 106-100 përballë New York Knicks, ndërsa Los Angeles Lakers kaloi Orlando Magic 103-94.