Botë

Paris rrufe në mes të ditëlindjes, 11 të lënduar

29.05.2016 16:30

Të paktën 11 persona, 10 prej të cilëve fëmijë mbetën të plagosur si pasojë e një rrufeje që goditi një park lojërash në qendër të kryeqytetit francez, Paris, teksa po festonin një ditëlindje...

Të paktën 4 persona, tre fëmijë dhe një i rritur kanë pësuar dëmtime të rënda çka mund t’u rrezikojë jetën, bëri me dije një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve në Paris.
 
Fëmijët nga 7-14 vjeç u goditën nga rrufeja teksa po zhvilloni një festë nw park. Rrufeja plagosi rëndë 6 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
 
Situata mund të ishte më e rëndë nëse një oficer zjarrfikës nuk do të qëllonte në vendin e ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e parë. 
 
REXHEP QAMILI