Maqedoni

VMRO-DPMNE: Minimizojmë dëmet nga sjellja e LSDM-së

29.05.2016 16:42

VMRO-DPMNE vlerëson se kriza e stërzgjatur politike, është fajtore kryesore për ngecjet në zbatimin e rekomandimeve të kërkuara nga BE...

Dhe shkaktare për krizën është LSDM akuzojnë nga partia e Gruevskit. 
 
“VMRO - DPMNE vazhdimisht ka qenë konstruktive dhe ka tentuar ti minimizojë dëmet nga sjellja destruktive dhe e dhunshme e LSDM-së. Për këtë arsye u kthye qeveria e vjetër politike. VMRO në tërësi i është përkushtuar procesit të reformave dhe duke pas parasysh situatën në të cilën gjendet Maqedonia, ato do ti përfundojë në një afat optimal. Shteti nuk mund të  mbetet peng i LSDM-së për një periudhë të pacaktuar kohore”, thonë nga VMRO-DPMNE.