Maqedoni
Veshja e maturanteve në mbrëmjen e maturës, eskpertët: Jo e përshtatshme për moshën e tyre
29.05.2016 17:17
Për maturantët pa dyshim se pas përfundimit të vitit shkollor, sfida e rradhës e cila i mban të preokupuar, është, si do të duken gjatë mbrëmjes së maturës.

Edhe sivjet siç po kuptojmë nga dizajnuesit, tek maturantët në përgjithësi dominon një aparencë që nuk i përshtatet moshës që kanë, sidomos veshja tek vajzat, që të lë përshtypje se janë të veshura për ahengje familjare, dasma apo të ngjashme.
“Kam parë disa prej maturanteve ishin në numër të vogël ato të cilat u përshtateshin moshës edhe evenimentit, po mendoj se janë stërngarkuar edhe me veshje edhe me shminka por edhe me frizura, krahas moshës që kanë sepse janë 18 vjecare dhe duhet ta reflektojnë moshën e tyre. Kisha disa kliente për të cilat punova dhe u dizajnova fustane dhe jam munduar maksimalisht që të duken bukur të vecanta me stil unik, por megjithatë duhet të jenë të përshtatshme për këtë evenimet dhe për moshën që kanë”, tha Emira Ymeri, dizajnere.
Duke krahasuar Maqedoninë me shtetet e perëndimit, dizajnerja Emira Ymeri thotë se rinia në Maqedoni më tepër I kushton rëndësi brendit, karshi të rinjve në perëndim tek të cilët dominon interesimi për stilin personal të tyre.
“Në perëndim mendoj se më shumë I përkushtohen stilit sesa trendeve të reja, këtu në Maqedoni më shumë I përkushtohen trendeve dhe në atë mënyrë arrijnë që të harrojnë identitetin e tyre mos të karakterizohen secili me stilin e vet për këtë arye më shumë më pëlqen veshja se si është në perëndim sepse secili është unik në mënyrën e vet dhe sidomos për evenimentet e mëdha nuk I japin shumë rëndësi mundohen me thjeshtësi të duken bukur me shminka të lehta me ndonjë fustan me model të thjeshtë dhe të bukur me ngjyra të bukura”, shtoi Ymeri.
Të anketuarit thonë se maturantet bëjnë shpenzime të panevojshme dhe për standardin tonë ëshët një kosto e lartë.
“Në bazë të standardit në bazë të kushteve si i kemi duhet shum më thjeshtë e jo ta teprojnë”…
“Mendoj se e teprojnë me veshjen, duhet të vishen ashtu si e kanë moshën e maturantet dukeshin më të moshuara se 30 vite. Mendoj se faktorë për këto gjëra janë rrjetet sociale fejbuku instagrami etj dhe pastaj uy bëjnë harxhime të tepërta prindërve të tyre”…
“Janë të tepruar dhe bëjnë harxhime të panevojshme”, thanë qytetarët e anketuar.
Dizajnerët përcjellin mesazhe tek gjeneratat e ardhëshme që në mbrëmjen e maturës të duken sa më modest, me pak elegancë ti përshtaten stilit të personal.
VLORA LATIFI TOPOJANI
