Maqedoni
Personat me invaliditet, problemi kryesor, pamundësia për tu punësuar
29.05.2016 17:56
Punësimi i personave me invaliditet të vogël vazhdon të jetë problem numër një në Maqedoni...

Ata vazhdojnë të ndjehen të anashkaluar pasi mundësitë për punësim, janë të pakta.
Ana 25 vjecare, ka 7 vite që konkuron në të gjit akonkurset e hapura për punësim , por nuk po arrin ti bindë punëdhënësit se është e kualifikuar për vendin e punës.
Ata I japin përgjigje negative sapo shohin fizikun e saj.
“Kur më shikojnë me aparatete ndihmëse , mënjëherë e ndryshojnë bisedën. Përpiqen të më bindin se puna nuk bën për mua apo se orari është I papërshtatshëm. Përgjigje të njëjta mar pothuajse cdo herë. Asnjëherë nuk më kanë thënë në sy,k se nuk më punësojnë për shkak se jam invalide, por shikimi në sytë e tyre, nuk ka nevojë për fjalë shtesë”, tha Ana.
Nga Unioni Kombëtar i Invalidëve thonë se as insttucionet nuk mendojnë seriozisht për këtë shtresë të shoqërisë. Shumë institucione nuk kanë as hyrje të posacme për invalidët të cilët në çdo moment përballen me pengesa fizike gjatë lëvizjes së tyre.
“Në rast se institucionet e vendit i ndihmojn personave me invaliditet gjatë punësimit të tyre, dhe në rast se I ndihmon gjat kualifikimin e këtyre njerzëve për të qenë më konkurent, këta njerëz do të kishin mundur të bëjnë një jetë normale të barabartë me të tjerët”, tha Sofka Përçeva, nga unioni kombëtar i invalidëve.
Ende nuk dihet numri I saktë I invalidëve në Maqedoni. Në takimin e sotëm në shkup, hallet e tyre i treguan vetëm 400 persona me invaliditet të mesëm.
REXHEP QAMILI
