ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Edhe Zoran Popovski në garë për president

24.03.2014 15:14

Popovski njihet edhe si themelues dhe anëtar i organizatës së Hulumtuesve të Rinj në Maqedoni, si dhe është anëtar i Federatës Ballkanike për laboratori klinike……….

Kandidati presidencial nga partia Opsioni Qytetar për Maqedoni, Zoran Popovski, është i lindur në Shkup, në  vitin 1962.

Popovski është profesor në fakultetin e agrokulturës  në universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, ku momentalisht ligjëron biokimi dhe njëkohësisht është bashkëpunëtor në qendrën hulumtuese për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologjike, pranë  Akademisë së Shkencave.

Popovski ka marrë pjesë në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, simpoziume dhe kongrese të lëndëve  biokimike. Ai është publikues i shumë hulumtimeve dhe  kontributeve shkencore nga sfera e agrokulturës, biokimisë dhe bioteknologjisë. 

Popovski njihet edhe si themelues dhe anëtar i organizatës  së Hulumtuesve të Rinj në Maqedoni, si dhe është anëtar i Federatës Ballkanike  për laboratori klinike.

Në periudhën 2002 -2006, Popovski ka qenë sekretar shtetëror në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Popovski fushatën e fillon  sonte në Shkup, gjegjësisht  në komunën e Karposhit, ku momentalisht është edhe anëtar i Këshillit Komunal. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)