AHMETI-SHTAJNEKER

Ahmeti takon ambasadoren Shtajneker

24.03.2014 15:27

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë takimit me ambasadoren gjermane Shajneker, theksoi se pas 27 prillit, të gjitha forcat në vend, të ndihmuara nga komuniteti ndërkombëtar, duhet të përqëndrohen në tejkalimin e çdo pengese që qëndron midis Shkupit dhe Brukselit………

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë takimit me ambasadoren gjermane Shajneker,  theksoi se pas 27 prillit, të gjitha forcat në vend, të ndihmuara nga komuniteti ndërkombëtar, duhet të përqëndrohen në tejkalimin e çdo pengese që qëndron midis Shkupit dhe Brukselit.

Prioritetet e BDI-së para dhe pas zgjedhjeve, janë integrimi i vendit në NATO dhe BE, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, vazhdim i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore.

Partitë politike që do të mandatohen me legjitimitetin e votës së dy komuniteteve shumicë në Maqedoni, duhet që të sjellin vendime të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ambasadorja Shtajnaker, nënvizoi që Gjermania do të përkrah arritjen e kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që e ardhmja e rajonit është integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)