Impiçmenti i Ivanovit para deputetëve
Kuvendi sot duhet të votojë për vendimin e Komisionit për impiçmentin e Ivanovit...

Partitë opozitare, e të përkrahura edhe nga dy partitë shqiptare BDI dhe PDSh, dorëzuan ditën e premte impiçmentin e presidentit pas vendimit të tij për abolimin e 56 politikanëve të inkriminuar për të cilët Prokuroria Speciale ka ngritur procedura hetimore për vepra penale “krim dhe korrupsion financiar”.
Vendimi për formimin e Komisionit për vlerësimin e propozimit për vlerësimin e përgjegjshmërisë së presidentit Ivanov për vendimin e abolicionit, nënkupton që pas votimit të vendimit nga ana e Kuvendit, Komisioni i cili duhet të formohet në afat prej 7 ditësh duhet të përgatisë raport për bazë ligjore të vendimit të opozitës dhe më pas vendimi duhet t’i shkojë kreut të Kuvendit, Trajko Veljanovskit.
Më pas, në një seancë të re të Kuvendit duhet që deputetët të diskutojnë rreth raportit dhe propozim-vendimit të opozitës.
Për t’u votuar vendimi, Kuvendit i nevojiten dy të tretat e votave. Vendimi për ompiçment ndaj presidentit të shtetit, i cili po ndodh për herë të parë në historinë e Maqedonisë, u përkrah edhe nga dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSh.
Sipas BDI-së, vendimi i këtillë i Ivanovit shkaktoi akoma më shumë thellim të krizës në vend, ndërsa PDSh kërkon që me urgjencën më të madhe katër liderët e katër partive më të mëdha në vend të ulen sërish në tryezë të përbashkët.
Komisioni për vlerësimin e bazës juridike të impiçmentit të Ivanovit do të numërojë 11 anëtarë, ndërsa kryetar do të jetë deputeti i VMRO-se, Zoran Iljovski.
Nga VMRO do të ketë pesë anëtarë nga LSDM dhe BDI nga dy anëtarë, kurse nga PDSh një anëtarë.
