Këtë fundjavë në Shkup 32 fatkeqësi me 15 të lënduar

30.05.2016 11:38

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 32 fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave një rëndë u lëndua një person, në dhjetë fatkeqësi lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa 18 kanë kaluar me dëm material...

Policia e trafikut me 27 maj, e premte, ka kryer ekspertizë në 18 fatkeqësi të komunikacionit. prej tyre, 11 janë me pasojë dëm material, ndërsa në shtatë më lehtë janë lënduar shtatë persona.

Sipas inspektorit të pavarur Dragan Veljanovski, më 28 maj, e shtunë është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave katër janë me pasojë dëm material, ndërsa në katër me lëndime të lehta kaluan katër persona. Ka ndodhur edhe një fatkeqësi, ku rëndë u lëndua një bashkëudhëtar, ndërsa shoferi i automjetit ka kaluar me lëndime të lehta.

Dje, 29 maj është kryer ekspertizë në pesë fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave tre janë me pasojë dëm material dhe në dy fatkeqësi dy persona u lënduan lehtë.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut, janë shënuar shumë shkelje. Janë sanksionuar 119 shoferë, të cilët me automjet kanë lëvizurt me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 27 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vend të shënuar për këmbësorë, pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe nëntë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë tre ditëve të kaluar janë larguar 84 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal, si të qarkullimit të këmbësorëve, ashtu edhe të komunikacionit motorik. (mia.mk)