Botë

Gjermani, tre persona humbën jetën gjatë përmbytjeve

30.05.2016 13:29

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në jugperëndim të Gjermanisë...

Një 60-vjeçar humbi jetën në një parkim nëntokësor makinash, i cili u mbush me ujë në pak minuta si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, duke bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Një zjarrfikës humbi jetën në tentativë për të shpëtuar një tjetër person, i cili vdiq gjithashtu.

150 zjarrfikës janë angazhuar për të pastruar qendrën e qytetit dhe shumë të tjerë ndodhen në gatishmëri për të evakuuar banorët nga shtëpitë e përmbytura. 

Ngjarja vjen dy ditë pasi rrufeja plagosi rëndë tre të rritur dhe më lehtë 29 fëmijë. Rrufeja goditi edhe Francën, duke plagosur rëndë nëntë persona në veri dhe 11 në Paris.

Ngjarja më e rëndë u shënua në Poloni, ku një person humbi jetën si pasojë e vetëtimave dhe rrufesë.