Maqedoni
Kopshti “Fidani”, manifestim në përfundim të vitit shkollor
30.05.2016 14:28
“Shëtisim rreth botës” ishte tema e manifestimit të sotëm të fëmijëve të Kopshtit “Fidani” në mbarimin e mini-maturës...

Njëherit, fëmijët e këtij kopshti me valle e recitime festuan edhe 1 qershorin- Ditën Botërore të Fëmijëve, tha me këtë rast drejtoresha e Kopshtit, Rabije Loku.
“Këtu në këtë shfaqje marrin pjesë 12 grupe me rreth 250 fëmijë, që janë të përgatitur për në klasë të parë, kështu që tema e sivjetme është ”Shëtisim rreth botës”, ashtu që në 12 shtete në botë fëmijët prezantojnë karakteristikat e shtetit, pastaj edhe me ndonjë valle ritmike që simbolizon atë shtet.”- deklaroi drejtoresha në Kopshtin “Fidani”, Rabie Loku.
Fëmijët shprehen të kënaqur për mbarimin e çerdhes dhe regjistrimin në klasë të parë.
“Jam në shkollën “Liria”… Me veshje kombëtare do të paraqitem.”- u shpreh një fëmijë.
“Unë jam e lumtur që do të hy në klasë të parë.”- theksoi një fëmijë.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe nesër kur do të bëhet përcjellja e fëmijëve në grupet e tyre dhe atyre do t’u shpërndahen edhe mirënjohje për mbarimin e çerdhes.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
