Maqedoni

Kumanovë, protestë me koncert për paralele në gjuhën shqipe

30.05.2016 15:37

Me tinguj të bukur të Ansamblit frymor “Korona”, sot para godinës së Komunës së Kumanovës...

Me tinguj të bukur të Ansamblit frymor “Korona”, sot para godinës së Komunës së Kumanovës u mbajt protesta e paralajmëruar në shenjë revolte për moshapjen e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën e ulët të muzikës “Pançe Peshev”. Protesta u mbështet nga nxënës, studentë e intelektualë të ndryshëm të Kumanovës.
 
Protestën e sotme e mbështeti edhe kreu i Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili tha se do të japë maksimumin që në shtator të startojë edhe paralelja në gjuhën shqipe pranë Shkollës së ulët të Muzikës.
 
“Kjo është një qasje civilizuese për zgjidhjen e problemeve. Mendoj se me fillimin e vitit të ri shkollor kemi qëndrim shumë të qartë dhe do të kemi përgjigje definitive për këtë çështje.”- tha kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski. 
 
Vizituam edhe shkollën e ulët të muzikës për të marrë edhe përgjigjen se përse nuk hapet paralelja në gjuhën shqipe, por ajo na tha se nuk ka asgjë për të thënë, se përgjigjen për këtë duhet ta kërkojmë në Komunë.
 
Dekada me radhë nxënësit shqiptarë në këtë shkollë mësimet i ndjekin në gjuhën maqedonase.
 

NEXHAT AQIFI