Botë

Asambleja parlamentare e NATO-s, Rama: Përfshirje të plotë për Ballkanin

30.05.2016 16:10

Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por me kushtin e vetëm që ky shtet të shkëputet nga praktika e ish-Jugosllavisë...

Është kjo deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tretë dhe të fundit të Asamblesë parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
 
Rama, por më herët edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, vuri në dukje se pas Malit të Zi, NATO duhet të përfshijë në gji të saj edhe Kosovën e Maqedoninë. Ndërsa edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s i kushtoi një pjesë të fjalës së tij pikërisht Maqedonisë, duke përmendur se duhet zgjidhur kriza politike.
 
Punimet e Asamblesë janë drejtuar sot nga kryetari, Michael Turner, i cili tha se zgjerimi i Aleancës nuk cenon askënd, pasi NATO është për garantimin e paqes dhe lirisë në botë. Duke ritheksuar dhe njëherë tjetër rrezikun rus, Turner deklaroi se në Samitin e Varshavës NATO duhet të vendosë për rritjen e prezencës së saj ushtarake në Lindje të Evropës. 
 
Asambleja parlamentare e NATO-s u mbajt në Tiranë, 7 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Aleancë. Në tre ditë punime, thelbi i fjalimeve dhe diskutimeve u lidh me kërcënimin rus për Evropën. 
 
LULJETA NDOKA