Maqedoni

Konkursi për pilotë të rinj, Ministria e Mbrojtjes prezanton ofertën në UT

30.05.2016 16:28

Në hapësirat e UT-së për herë të parë ka ateruar një helikopter në kuadër të projektit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes për shkollim të pilotëve të rinj...

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Maksuti, u apeloi studentëve të rinj të aplikojnë në konkursin e hapur për t’u bërë në të ardhmen pilotë të Armatës së RM-së.
 
“Ministria e Mbrojtjes me stafin tim në kabinet do jemi në ndihmën tuaj të të gjitha përpjekjeve që çdokush ngado qoftë student apo studente, ju presim që ndonjëri nga ju, me shpresë që ndonjëri nga ju që shoh që të jetë njëri nga pilotët e ardhshëm. Të trajnuar në këtë kuadër të një qendre të avancuar teknologjike bashkëkohore, e cila është frutë i bashkëpunimit të Qeverisë së RM-së, Ministrisë së Mbrojtjes, e ndërtuar së bashku me kompaninë me renome botërore izraelite, e cila deri më tani për të pestin vit me radhë prodhon dhe nxjerr pilotë për nevojat e institucioneve të shtetit.”-deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.
 
Prorektori për arsim, Reshat Qaili, theksoi se ky hap është shumë i rëndësishëm për  studentët e UT-së, sepse studentët kanë  pasur  mundësi të informohen nga afër për mundësitë që ofron ky trajnim.
 
“Këtë iniciativë të zëvendësministrit dhe profesorit tonë ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme për studentët e UT-së, sepse ajo si e tillë paraqet një mundësi konkrete për t’u njohur nga afër me arsyet dhe mundësitë që ofron për të vijuar studimet në këtë institucion modern për përgatitjen e pilotëve të ardhshëm.”- theksoi prorektori për arsim në UT, Reshat Qaili.
 
Trajnimi për pilotë të rinj zgjat 18 muaj dhe të gjitha shpenzimet mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e RM-së.
 
VISAR SADIKI