“Turkish Erlajns” rrit cilësinë e shërbimeve në Shkup
Prej sot Kompania “Turkish Erlajns” hapi zyrë të re për shërbimet e saj në Shkup, duke paralajmëruar edhe intensifikim të bashkëpunimit në Maqedoni...
Mert Dorman, zëvendës¬drejtor i “Turkish Erlajns”, për Evropën Lindore dhe Ballkanin tha se kjo kompani filloi me punë në vitin 1933 me pesë aeroplanë, ndërsa nga viti 2003 përjetoi rritje intensive dhe radhitet midis kompanive më të suksesshme në botë.
Dorman po ashtu tha se qëllimi i kësaj kompanie është që të arrijnë një flotë prej 500 aeroplanësh dhe 120 milionë klientësh në botë.
Në Maqedoni kjo kompani është e pranishme tashmë 18 vite me nga dy fluturime në ditë.
Ndërsa drejtor i “Turkish Erlajns” në Shkup vlerësoi se me hapjen e përfaqësisë “Turkish Erlajns” po i përforcon kapacitetet e saj në Maqedoni.
Në hapjen e zyrës së re mori pjesë ambasadori turk në Maqedoni, Omur Solendil, i cili e vlerësoi si të suksesshme hapjen e kësaj përfaqësie dhe të rëndësishme për suksesin e mëtejshëm të kompanisë.
