Maqedoni
Dita Botërore Kundër Duhanit, me moton “përgatituni për paketim të unifikuar”
30.05.2016 17:19
Me moton “Përgatituni për paketim të unifikuar” edhe në Maqedoni u shënua Dita Botërore Kundër Duhanit...

Nga Instituti i Shëndetit Publik me këtë rast informojnë se interesimi për paketim të unifikuar ekziston.
“Masat kryesore për paketim të unifikuar të prodhimeve të duhanit kanë të bëjnë me ndalesën e përdorimit të të gjitha emblemave. Ndërsa interesimi për paketim të unifikuar rritet çdo vit. Konventa e kornizës e vitit 2008 parashikon 6 masa të cilat janë: monitorimi, përdorimi i duhanit, politikat e parandalimit, zbatimi i ndalesave për promovim, sponzorizimi në lidhje me duhanin dhe rritja e tatimeve.”- deklaroi Instituti i Shëndetit Publik, Elena Qosevska.
Qytetarët, edhe pse janë të vetëdijshëm për pasojat, ata vazhdojnë t’a pinë duhanin, duke shtuar se duhani tanimë ju ka mbetur si shprehi.
“Natyrisht se pengon, duhani është i dëmshëm për shëndetin. Duhani për disa njerëz është si shprehi. Ndikon edhe në xhepin tonë, sidomos në këtë kohë ekonomike.”- tha një qytetar.
“Unë kam stendë në zemër, por e pi duhanin. Mjekët më thanë lëre, por unë vazhdoj ta pi. Prej në tre kutia, tani i pi dy, do të mundohem që brenda ditës të pi vetëm një kuti. Xhepin e kam harruar, prej kur e pi deri më tani një shtëpi e kisha ndërtuar.”- theksoi një qytetar.
“30 cigare në ditë i pi.”- u shpreh një qytetare.
“Ta ruajmë shëndetin ajo është më kryesorja.”- potencoi një qytetare.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se cigaren e parë duhanpirësit e marrin në moshën 15 vjeçare.
Instituti vitin e kaluar ka realizuar një anketë me 2430 nxënës të vitit të parë dhe të dytë dhe ka ardhur deri te këto rezultate: 43.5% e meshkujve kanë pirë duhan, 13.8% kanë pirë në raste të caktuara, ose mbi 40 raste, ndërsa 33.5% e femrave kanë pirë duhan, derisa 7.9 në mbi 40 raste.
REJHANE BUSHI-METAJ
