Maqedoni

Dimitriev: Angazhim i shtuar për reformat prioritare

30.05.2016 17:40

Kryeministri, Emil Dimitriev, ka paralajmëruar se prej sot Qeveria do të rrisë komunikimin me të gjitha institucionet, me qëllim të përshpejtimit të implementimit të reformave prioritare...

Pas mbledhjes konsultative në Qeveri, Dimitriev ¬tha se nga plani aksional i qeverisë dalin qindra masa, që prekin pothuajse të gjitha sferat, siç janë: gjyqësori, administrata publike, siguria, mediat, marrëdhëniet ndëretnike dhe sfera tjera. 
 
“Me një angazhim të fuqishëm të Qeverisë dhe të gjithë të angazhuarit për realizimin e reformave do t’a përfundojmë procesin ashtu siç kërkohet, sepse është me rëndësi të madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.”- tha kryeministri i RM-së, Emil Dimitriev.
 
Sipas Dimitrievit, një pjesë e reformave mund të realizohen nga vetë institucionet, por një pjesë është lënë për dialog politik mes partive politike, pasi për miratimin e disa ligjeve nevojiten dy të tretat e votave, që është dëshmi se ka hapësirë të mjaftueshme për përfshirjen e opozitës në procesin e miratimit të reformave.
 
Po ashtu ai theksoi se anulimi i faljes për politikanët është mundësi për uljen e tensioneve, edhe pse vlerëson se presidenti Ivanov ka pasur qëllim të mirë kur ka vendosur për faljen e 56 personave.
 
Kryeministri Dimitriev po ashtu vlerëson se shtyrja e zgjedhjeve e ka zgjatë krizën, pasi, sipas tij, të gjitha obligimet për realizimin e zgjedhjeve edhe më 24 prill edhe më 5 qershor ishin plotësuar. Zgjatja e krizës politike ka ndikim negativ për vendin, theksoi Dimitriev. 
 
GYLTENE SINANI