Maqedoni

Shahini: Zona Industriale e Vizbegut me probleme të shumta

30.05.2016 17:47

Zona industriale në Vizbeg të Shkupit vazhdon të përballet me probleme infrastrukturore...

Kryetari i kësaj Zone Industriale, Nexhat Shahini, ankohet për diskriminim dhe mungesë të ndihmës nga ana e shtetit, përfshi edhe mosdhënien e lejeve për ndërtim, duke pamundësuar zhvillimin e kësaj Zone Industriale.
 
“Sipas asaj që i kemi kushtet këtu dhe nëpër zonat e lira industriale, jemi shumë të diskriminuar. Ne funksionojmë me jama dhe bunar, nuk kemi as ujësjellës, as kanalizime, e mos të flasim më për rrugë dhe gjëra tjera. Ndërsa gaz në bunarxhik kanë, por se shfrytëzojnë, ndërsa ne kemi nevojë për gazë, por nuk kemi.”- deklaroi kryetari i Zonës Industriale të Vizbegut, Nexhat Shahini.
 
Në këtë Zonë Industriale me bizneset e tyre veprojnë 185 kompani dhe qarkullimi vjetor arrin në rreth 300 milionë euro, theksoi Shahini, duke kërkuar nga autoritetet të bëjnë hapa konkret për përmirësimin e kushteve në këtë Zonë Industriale.  
 
GAZMEND REXHEPI