Maqedoni
Komisioni për përgjegjësi ndaj Ivanovit: LSDM dhe BDI nuk pajtohen që VMRO të ketë 6 anëtarë (UPDATE)
30.05.2016 18:02
Me 52 vota për 33 kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi republikan miratoi vendimin për Formimi i Komisionit për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanov...

Gjat debatit paraprak deputetët e LSDM-së shprehën mospajtimin e tyre me atë që VMRO-DPMNE do të ketë shumicën e anëtarëve të komisionit përkatësisht 6 nga 11 anëtarë.
Qëndrim të ngjashëm kishte edhe BDI e cila poashtu ka mbështetur nishmën për shkarkimin e presidentit.
Por nga PDSH thanë se Ivanov ka përgjegjësi por si shum institucione tjera edhe ai është vegël e qverisë VMRO-BDI. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE insiston në qëndrimin se po mbronë politikat e përgjegjshme të presidentit Ivanov.
“Celula mafioze ju detyroi që për impiçmentin e Ivanovit nga 11 anëtarë të Komisionit të vëni gjashtë nga VMRO-DPMNE. Keni shkelur brutalisht rregulloren, aty qëndron se duhet të ketë përfaqësim adekuat të grupeve parlamentare. Ka shkelje serioze të Kushtetutës, njeriu fali duke u bazuar në ligj që nuk ekziston. Ju duhet të shkruani një raport të bazuar mbi shkelje të rënda të Kushtetutës.”- deklaroi Goran Sugarevski nga LSDM.
Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së tha se i vetmi politikan që aktualisht ka abolim aktiv është kryetari i socialdemokratëve, Zaev.
“Politikani i vetëm i cili në këtë moment ka abolim aktiv është Zoran Zaev për rastin “Global”, për asnjë politikan tjetër nuk ka falje aktive që ndalon procedurën. Mos na shtini të gjithëve në një thes, të gjithë politikanëve tjerë u është hequr falja dhe mund të jenë në procedurë... Vendimin e Ivanovit për falje nuk e kemi justifikuar dhe mbështetur, por politikën e tij të përgjithshme do t’a mbrojmë, duke u bazuar në besimin që kemi marrë nga qytetarët.”- tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
Nga BDI thonë se dëshirojnë që Komisioni të vërtetojë iniciativën me qëllim shqyrtimin e përgjegjësisë së Ivanovit, pasi ai ka bëri problem të madh edhe për integristët edhe për shtetin.
“Edhe për ne është e diskutueshme përfaqësimi i grupit më të madh parlamentar me gjashtë anëtarë, sepse numrat nuk janë ashtu, sepse do kish qenë në autoritetin më të madh parlamentar, ja të ngritemi mbi inatet, një anëtar të ishte nga radhët e deputetëve të pavarur, të shohim moralitetin e përfaqësuesit të qytetarit. Por, ajo nuk është në dorë të BDI-së, sepse ne jemi gjithsej 19 deputetë.”- u shpreh Xhevat Ademi nga BDI.
Pas votimit të vendimit nga ana e Parlamentit, Komisioni duhet të përgatisë raport për gjendjen e propozimit të opozitës dhe t’a dorëzojë deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, në afat prej shtatë ditëve.
SANIJE DURAKU
