Maqedoni
“Revulucioni laraman”, protestuesit: Nikolla nuk do ti harrojmë dëmet
30.05.2016 21:03
Revulucioni laraman ka vazhduar edhe sonte në kryeqendrër, me çrast protestuesit kanë përsëritur kërkesën për tërheqjen e plotë të faljes nga ana e presidentit...

Revulucioni laraman ka vazhduar edhe sonte në kryeqendrër, me çrast protestuesit kanë përsëritur kërkesën për tërheqjen e plotë të faljes nga ana e presidentit, por edhe kërkesën për dorëheqjen e vet presidnetit.
Poashtu ata kanë kërkuar edhe pavarësi institucionale, liri të mediave dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Njëherit ata theksuan se nuk do të ia harrojnë asnjëher ish kryeminsitrit veprat e dëmshme.
“Nikolla asnjëher nuk do ti harroj mediat, nuk do ta harroj televizionin A1, nuk do ti harroj të gjitha mediat e vjedhura, nuk do ta harrojë Tamarën, nuk do ta harroj se si i maltretove studentët dhe nxënbësit e shkollave të mesme, për gjithçka do të na paguash, pasi derisa ti po lufton për të shpëtuar lëkurën tënde, ne po luftojmë për liri dhe drejtësi për të gjith”, tha një protestuese.
Edhe sonte nuk mungoi ngjyra ndaj institucioneve dhe objekteve të proektit Shkupi 2014, siç është edhe e ashtuquajtura porta trumfale.
NAIM SINANI
