Botë
Merkel kërkon nga Britania të qëndrojë në BE
03.06.2016 18:47
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se vendet brenda Bashkimit Evropian negociojnë marrëveshje më të mira se ato që mbesin jashtë BE-së...

Merkel tha se është vendim i britanikëve, por ajo shpreson se ata do të votojnë pro qëndrimit në BE, në referendumin që do të mbahet më 23 qershor.
Sipas saj, qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE sjell përfitime të mëdha për të gjithë. Në anën tjetër, ata që janë pro largimit nga BE, thonë se qëndrimi i Britanisë në BE mund të sjellë përfitime për Gjermaninë, por një gjë e tillë nuk do të nënkupton interes për britanikët.
Gjatë një konference me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin, Merkel tha se një gjë e tillë varet nga britanikët, por vazhdon të shpresojë që Mbretëritë e Bashkuara të jenë pjesë përbërëse e BE-së.
