Botë

Qeveritë Shqipëri–Kosovë në Prishtinë mbajnë mbledhjen e tretë të përbashkët

03.06.2016 18:48

Mbledhja e tretë e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës...

Delegacioni shqiptar do të mbërrijë në Bibliotekën Kombëtare në orën 11,00 për të nisur mbledhjen e përbashkët vetëm 20 minuta më vonë.

Në 12:30 parashikohet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes ministrave të delegacionit shqiptar dhe homologëve të tyre kosovarë.

Në përfundim të këtij takimi ndërqeveritar do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për media e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.