Maqedoni
PSP heton paratë e vjedhura, paralajmëron përgjegjësi penale dhe materiale
03.06.2016 18:49
Prokuroria Speciale në konferencën e sotme për mjetet e informimit, paralajmëroi se po kryen shtatë hetime në të cilat janë përfshirë 60 persona të dyshuar...

Në këto procedura pjesa më e madhe e hetimeve financiare është e nevojshme për më tepër kohë për t’u mbledhur materiali dëshmues.
“Personat, të cilët merren me krim, përveç padisë penale do të mbartin edhe përgjegjësi materiale, sepse të gjithë personat janë të barabartë para Ligjit dhe Kushtetutës!”- tha mes tjerash prokurorja, Lençe Ristovska.
Prokurorja Ristovska paralajmëroi se hetimet po vazhdojnë në kontinuitet, ndërsa afati për anulimin e tërësishëm për abolim akoma nuk ka përfunduar.
Besoj se presidenti do t’i realizojë obligimet e tij ligjore konform Kushtetutës dhe do të mundësojë realizimin e drejtësisë deri në fund.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe mbështetet në të vetmin parim, sundimin e së drejtës dhe joqasjen selektive të rasteve siç pretendojnë të tjerët.Prokuroria Speciale nuk punon në mënyrë selektive, të gjithë personat për të cilët do të vërtetohen dyshimet, do të përgjigjen para drejtësisë”.
Prokurorja speciale, Ristovska, gjithashtu tha se jemi në pritje të listës nga presidenca për personat të cilëve iu tërhoq vendimi për falje në mënyrë që PSP të dijë se për cilat lëndë ka të drejtë të vazhdojë hetimet dhe për cilat jo.
