Maqedoni
Samiti i Parisit, ministritë bashkërendojnë prioritetet
03.06.2016 18:50
Ministria e Ekonomisë, ajo e Ekologjisë dhe e Mbrojtjes vazhdojnë të jenë të përqendruara në zbatimin e politikave të efikasitetit energjetik...

Ministria e Ekonomisë, ajo e Ekologjisë dhe e Mbrojtjes vazhdojnë të jenë të përqendruara në zbatimin e politikave të efikasitetit energjetik, liberalizimin e tregut energjetik, burimet e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Drejtuesit e këtyre tre dikastereve thanë se këto takime do të kontribuojnë shumë për të tërhequr konkluzione të qarta për Samitin energjetik që do të bahet më 4 korrik në Paris.
“Ne jemi të vetëdijshëm për nevojat që rrjedhin nga legjislacioni i BE–së në pjesën e klimës dhe energjisë, dhe të njëjtat tani janë të njohura dhe janë vënë si qëllime në dokumentet strategjike. Nevojitet dhe definimi i interesave të përbashkëta rajonale nga kjo sferë dhe vendosja e kornizës rajonale për adresimin e përgjigjeve konkrete nga aspekti i anëtarësimit të ardhshëm në BE.”- deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.
“Qëllimi kryesor i disa dokumenteve strategjike në sferën e energjetikës të miratuara në Qeveri është furnizimi i sigurt dhe cilësor i konsumatorëve të të gjitha llojeve të energjisë. Për realizimin e saj janë marrë parasysh dhe prioritet, që janë mirëmbajtja, revitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës ekzistuese, si dhe ndërtimi i një infrastrukture të re.”- tha ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
“Republika e Maqedonisë, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes do të jetë aktivisht e kyçur në të gjitha përndjekjet për sa i takon asaj se këto dy sfida paraqesin një nga prioritetet e dy organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, NATO-s dhe BE-së.”- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.
Në Maqedoni janë miratuar një sërë aktesh juridike për rregullimin dhe mbrojtjen e burimeve energjetike, siç është strategjia për zhvillim të energjetikës, strategjia për efikasitet energjetik dhe strategjia për burime të ripërtërishme. Konferenca u organizua nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare në Shkup.
REXHEP QAMILI
