Maqedoni

Kërçovë, përkujtohet veprimtari, Gafurr Zendeli

03.06.2016 18:51

Në shenjë nderimi për kontributin e tij madhor në të gjitha proceset e organizimit të shqiptarëve, në varrezat e fshatit Llapkidoll...

Në shenjë nderimi për kontributin e tij madhor në të gjitha proceset e organizimit të shqiptarëve, në varrezat e fshatit Llapkidoll, familjarë dhe bashkëveprimtarë përkujtuan veprimtarin e shquar, Gafurr Zendelin.
 
“Ai është një figurë që u takon dy epokave të lavdishme, epokës së  Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe asaj të Ushtrive Çlirimtare, prandaj kontributi i tij për çështjen shqiptare është madhor”, thanë bashkëveprimtarët e tij. 
 
“Gafur Zendeli është ndarë nga miqtë dhe familja vetëm fizikisht, pasi vepra e tij vazhdon të kujtohet si të gjithë veprat e atyre që ia kushtuan jetën veprimtarisë kombëtare dhe idealit të lirisë.”- deklaroi bashkëluftëtari i Gafurr Zendelit, Ali Ahmeti.
 
“Gafurr Zendeli është një figurë që u takon dy epokave të ndryshme mbarëshqiptare. Epokës së lavdishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Ushtrive Çlirimtare. Ai kishte virtyte të larta atdhetare dhe njerëzore, prandaj iu besuan aksione komplekse si gjatë veprimit ilegal ashtu edhe gjatë luftërave për liri dhe barazi.”- tha Fatmir Limani nga Shvl-UÇK.
 
Kujtime mbi veprimtarinë e tij evokuan edhe bashkëveprimtarët e Gafurrit, ndërsa vajza e tij prezantoi poezi kushtuar babait të saj dhe shokëve të  idealit kombëtar.         
 
SHABAN DALIPI