Maqedoni
Dimitriev: Jam kryeministër i një qeverie politike
03.06.2016 18:54
Kryeministri, Emil Dimitriev, komenton se po udhëheq një qeveri politike të përkushtuar në implementimin e programit të saj...

Maqedonia nuk ka qeveri teknike, sepse nuk kemi një datë të caktuar për zgjedhje. Qeveri teknike është ajo që formohet 100 ditë para zgjedhjeve me të vetmen detyrë, organizimin e tyre, ka deklaruar Dimitriev.
“Unë nuk e di përse shfrytëzohet termi qeveri teknike, sepse ligji ynë është shumë i qartë. Qeveria teknike apo qeveria për implementimin e zgjedhjeve formohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në atë periudhë, para dhe pas funksionon qeveri politike, e koncentruar në realizimin e programit me të cilin e ka fituar mandatin. Kjo qeveri është politike, nuk është qeveri për implementimin e zgjedhjeve, sepse nuk ka datë për realizimin e zgjedhjeve.”- deklaroi kryeministri, Emil Dimitriev.
Dimitriev, edhe pse u pyet nga gazetarët, nuk ka dashur të komentojë pres konferencën e Prokurorisë Speciale. Shkurt tha se kredibiliteti i PSP-së varet nga fakti se sa do ta kryejë punën për të cilën është themeluar.
“Nuk dua ta komentoj pres konferencën, ai institucion dhe kredibiliteti i saj varet nga procedurat e saj. Si shtet mundësuam gjithçka që duhet për funksionim të saj në aspekt buxhetor dhe përkrahjes si personel, dhe për momentin nuk vlerësoj se duhet të komentohet pres konferenca e Prokurorisë Speciale Publike.”- tha kryeministri, Emil Dimitriev.
Këto komente kryeministri Dimitriev i bëri pas vizitës së tij në Agjencinë për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
