Maqedoni
Gjykata Penale: Nuk e kemi obligim të dorëzojmë “Puç”-in në PSP
03.06.2016 18:58
Gjykata Penale e Maqedonisë thotë se nuk e kanë për obligim që t’ia dorëzojnë të dhënat e lëndës ”Puç” Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe pse kështu ka vendosur Gjykata e Apelit...

Gjykata Penale konsideron se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është detyrues, ndërkaq reagimi ka ardhur pasi që prokurorja speciale, Lençe Ristoska, në konferencën e sotme ka përmendur se Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk bashkëpunon për lëndën në fjalë, pra nuk i dorëzon kopjet e lëndës, edhe pse Gjykata e Apelit thekson se Gjykata Penale Shkupi 1 ka për obligim që t’i sigurojë këto materiale.
