Maqedoni
Ngjyrosja e institucioneve, 33 protestues në biseda informative
03.06.2016 18:59
Sektorët e punëve të brendshme të Shkupit dhe Manastirit kanë ngritur padi penale ndaj gjashtë protestuesve në Shkup, një nga Ohri dhe 26 të tjerëve në Manastir...

Shtatë të parët dyshohen për pjesëmarrje në turmë që kryejnë vepra penale. “Ata gjatë pjesëmarrjes në protestat e lëvizjes ”Protestoj”, të datës 8 prill, kanë goditur me ngjyrë objektin e Ministrisë së Kulturës.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.
Edhe 26 persona të tjerë në Manastir akuzohen për të njëjtin veprim, pra ”njollosje” të objekteve të komunës së Manastirit.
Vetëm nëntë nga të akuzuarit e Manastirit nuk janë marrë ende në pyetje. Deri tani Gjykata e Shkupit dënoi tre pjesëmarrës në protesta me dënime me kusht, ndërsa disa kaluan vetëm me kallëzime kundërvajtëse.
