Maqedoni

“Revolucioni laraman”, Remenski: Nuk ka fallxhore ta shpëtojë Gruevkin

03.06.2016 21:18

Revolucioni laraman vazhdoi protestën, fillimisht në mbështeteje të prokurorisë speciale publike dhe më pas protestuesit u zhvendosën para Qeverise dhe Kuvendit Republikan...

Marshi protestues sot ishte në mbështetje të 33 protestuesve poër të cilët ëhstë ngritur padi nga MPB në shkup dhe Manastir, për pjesmarrje në turmat e protestuesve që ngjyrosën Ministrinë e Kulturës dhe komunën në Manastir.  
 
Ish ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski, para protestuesve tha se asnjë fallxhore nuk mund ti tregojë më liderit të VMRO-së, se cfare do të ndodhë me të.
 
Fallxhoret mund ti tregojnë Gruevskit vetëm se njerëzit që mblidhen cdo natë kundër tij, në horoskop I përkasin shenjës së shigjetarit dhe nënshenjën e antifashizmit.
 
Ne luftojmë kundër regjimit tuaj fashizoid dhe nuk do të ndalemi derisa ta lemi rrëzuar atë. 
 
“Nëse lexoni faktet historike të Rajhut të tretë, do të shikoni se Himler dhe Hesi ishin të rrethuar me astrologë, dhe nuk ndërmerrnin asgjë pa u konsultuar me fallxhorët  dhe astrologët. Dhe në fund I vranë, në momentin e parë që filluan ti gënjejnë për pasqyrën e vëretë të luftës për rrëzimin e fashizmit , kjo ndodh edhe sot në Maqedoni. Kur fallxhorja filloi ta gënjejë Gruevskin, atëherë ai e shiti”, tha Frosina Remenski, nga LSDM. 
 
Ironizimi me fallxhoret e ish kryeministrit u bë pas publikimit të disa audio incizimeve në të cilat një grua që besohet se ëhstë një nëpunëse në Drejtorinë e doganave të Maqedonisë, në rolin e “fallxhores”, për gati një orë, bën vlerësime astrologjie dhe politike se çfarë vendimesh duhet të merren, cila është koha më e përshtatshme në raport me lëvizjen e planetëve dhe horoskopin gjersa bashkëbiseduesi i saj që besohet se është lideri I VMRO-së e dëgjon me vëmendje.
 
Nga partia e Gruevskit nuk kanë dashur të komentojnë materialet.