Filloi matura shtetërore, sot provimi në gjuhën amtare
Në shkollat e mesme të vendit po mbahet sot provimi i maturës shtetërore, në gjuhën amatare...

Për gjuhë maqedonase dhe letërsi janë paraqitur 10.730 kandidatë, për gjuhë shqipe dhe letërsi 5.424, ndërsa gjuhë turke dhe letërsi, 428 nxënës.
Siç bëri të ditur Qendra shtetërore e provimeve, maturën shtetërore sivjet duhet ta kalojnë gjithsej 16.859 nxënës.
Prej tyre, 8.729 nga gjimnazi, 7.866 nga arsimi i mesëm profesional dhe 164 nga arsimi i mesëm i arteve.
Në pajtim me Konceptin për maturë dhe për provim përfundimtar në arsimin e mesëm me kohëzgjatje katërvjeçare në Maqedoni nxënësit në testime eksterne do të hyjnë në tre lëndë.
Më 9 qershor, do të jepet provimi i matematikës për të cilin janë paraqitur 2.335 kandidatë, ndërsa më 13 qershor në të gjitha shkollat e mesme do të jepet provimi për gjuhë të huaja. Si edhe çdo vit, edhe kësaj radhe më shumë maturantë kanë zgjedhur të japin provimin e gjuhës angleze dhe atë 15.353, ndërsa për gjuhët e tjera numri është shumë më i vogël.
Në procesin e realizimit të maturës në shkolla janë angazhuar edhe 2.314 mësimdhënës si testatorë dhe rreth 200 vëzhgues. Testimi ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe për ata të shkollave të mesme do të mbahet nga 7. deri më 11 qershor.
