SHBA, BE ti mbajë sanksionet ndaj Rusisë

04.06.2016 13:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që BE-ja ti mbaj sanksionet ndaj Rusisë, të vendosura për shkak të krizës në Ukraninë....

Më 7 dhe 8 qershor në Paris dhe Berlin, do të qëndrorë zyrtari i lartë amerkan, Adam Szubin, në përpjekje për t’i bindur aleatët evropianë “për rëndësinë e mbajtjes së presionit të sanksioneve kundër Rusisë”, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i thesarit.

Ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare, Adam Szubin, do të takohet me zyrtarë qeveritarë nga ministritë e jashtme, të financave dhe të ekonomisë, së vendeve evropiane dhe me bankat dhe institucionet private financiare.

Pos kërkesës ndaj aleatëve, që t’i mbajnë sannksionet ndaj Rusisë, derisa ajo “t’i plotësoj parimet e Marrëveshjeve të Minskut”, që e përcaktojnë rrugën për arritjen e paqes në Ukrainë, Szubin do të diskutoj edhe për implementimin e marrëveshjes atomike me Iranin dhe për “përpjekjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në luftimin e mbështetjes iraniane për terrorizëm, dhe për aktivitetin tjetër destabilizues”, ka njoftuar Departamenti amerikan i thesarit.